Heidi Baci ka thyer heshtjen lidhur me ndarjen nga Romeo Veshaj, duke kundërshtuar versionin e tij për një përfundim paqësor të marrëdhënies.
Pak ditë më parë, Romeo deklaroi se lidhja e tyre, e cila nisi në Big Brother VIP Albania 3, përfundoi “me respekt” pas tre muajsh jashtë shtëpisë, për shkak të dallimeve në vizionin për jetën.
Megjithatë, Heidi ka dhënë një tjetër perspektivë gjatë një interviste në Wake Up, duke theksuar se gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta.
“Për sa i përket ndarjes, gjërat nuk kanë qenë aq me respekt sa janë paraqitur. Unë jam gjendur në një situatë të komplikuar, të papritur dhe të vështirë,” – u shpreh ajo.
Ajo shtoi se marrëdhënia ka pasur ndjenja të vërteta dhe sakrifica, dhe e cilësoi si fyese minimizimin e asaj që kanë përjetuar. Sipas saj, nuk mund të lejojë që askush të deformojë apo të tallet me ndjenjat e saj.
Deklarata e Heidit pritet të rikthejë vëmendjen mbi këtë histori, duke ngritur pikëpyetje mbi atë çfarë ka ndodhur realisht mes çiftit pas daljes nga shtëpia.





