Humbje e rëndë për Motrat Mustafa, ndërrohet jetë babai i tyre – anulohet koncerti në Graz

Posted by

Një lajm tejet i trishtë ka prekur sot familjen e Motrat Mustafa, të cilat kanë njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tyre në orët e para të mëngjesit.

Përmes rrjeteve sociale, artistet kanë shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje, duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat e tyre.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, ato janë detyruar të anulojnë koncertin e planifikuar për sot në Graz, duke kërkuar mirëkuptimin e fansave në këto momente zie.

Ky lajm ka prekur jo vetëm familjen dhe të afërmit, por edhe publikun e gjerë që i ka mbështetur ndër vite.