Një moment i papritur ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku motra e Mateos është bërë pjesë e spektaklit në kuadër të një sfide të vendosur nga Vëllai i Madh.
Kjo sfidë kërkonte që banorët të mos reagonin ndaj asnjë situate, duke e bërë hyrjen e saj edhe më interesante dhe plot tension.
Personi i parë që ajo takoi ishte pikërisht Mateo, i cili ndodhej i shtrirë në divanin e living-ut. Më pas, ajo u drejtua për në oborr, ku ndodhej Brikena, dhe i bëri një kompliment që nuk kaloi pa u vënë re:
“Unë e di që ti nuk më kthen dot përgjigje, por qenke më e bukur nga afër. Po e kuptoj tani pse ky vëllai im të ka kaq shumë qejf. Se këtej përballë nuk është se paskam ndonjë pamje të bukur me thënë të drejtën. Ti je pamja më e bukur këtu.”
Situata u bë edhe më intriguese kur ajo i përcolli Brikenës të fala nga një person i përmendur më herët në shtëpi:
“Ke të fala nga tetja, doja me ta thënë edhe ty këtë.”
Por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte mesazhi i saj i drejtpërdrejtë, që duket se mbart një paralajmërim të qartë për lojën brenda shtëpisë:
“Mos u besoni të gjitha gjërave që vijnë vërdallë, se nuk janë të gjitha nga ne, që të kuptohemi.”
Kjo hyrje ka ngritur pikëpyetje të shumta mes publikut, duke shtuar dyshimet për informacione të jashtme dhe ndikimin e tyre në lojën e banorëve.





