Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka ndarë me ndjekësit e saj momente të veçanta nga festimi i 1-vjetorit të lidhjes.
Në fotografitë e publikuara në Instagram, shihet një surprizë madhështore nga partneri i saj: një veturë luksoze Range Rover, e zbukuruar me fjongo të kuqe dhe e rrethuar nga petale trëndafilash, si dhe një buqetë gjigante me trëndafila blu dhe të bardhë.
Edhe pse Jasmina vazhdon ta mbajë larg syrit të publikut identitetin e partnerit, një detaj nga kartolina e vendosur pranë dhuratës ka tërhequr vëmendje të madhe. “Dua gjithë jetën me ty”, shkruhej në dedikim – një deklaratë që lë të kuptohet se marrëdhënia e tyre po shkon drejt një etape më serioze.
Festimi luksoz dhe mesazhi romantik kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë uruar çiftin për këtë moment të veçantë.





