Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka reaguar përmes një postimi në Instagram Story, duke kërkuar liri për Besart Kelmendi, i njohur për publikun me nofkën Gjesti.
Në reagimin e tij, Rexha ka shprehur mbështetje për artistin.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Besart Kelmendit.
Sipas njoftimit të gjykatës, masa është marrë pas kërkesës së Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila dyshon se i pandehuri ka kryer disa vepra penale, përfshirë “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vlerësuar se kërkesa e prokurorisë është e bazuar dhe ka vendosur që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.





