Ish-fituesi i BBVK rikthehet sonte në shtëpi – paralajmëron surprizë të madhe

Posted by

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, ka surprizuar ndjekësit me një njoftim të papritur.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, reperi bëri të ditur se sonte do të jetë pjesë e spektaklit, duke paralajmëruar një mbrëmje plot surpriza.

Rikthimi i ish-fituesit ka ngritur menjëherë pikëpyetje: A do të jetë mysafir special, performancë muzikore apo pjesë e një sfide surprizë për banorët?

Mbetet të shihet se çfarë surprize ka përgatitur produksioni dhe vetë Stresi për publikun.