Ish-konkurrentja e njohur e programit Për’puthen, Alvisa Qarri, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura të jetës së saj. Ajo ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Për ta bërë edhe më të veçantë këtë lajm, Alvisa ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për ta ndarë me publikun. Në pamjet që publikoi, ajo shfaqet në makinë së bashku me partnerin e saj, teksa të dy mbajnë në kokë kapele me mbishkrimet domethënëse “Mami” dhe “Babi”.
Për të konfirmuar gjithçka, çifti tregoi edhe një detaj shumë emocionues: imazhin e ekografisë së bebes, të shfaqur në ekranin e një telefoni, duke bërë që momenti të duket edhe më i veçantë.
Kujtojmë se vitin e kaluar Alvisa mori edhe propozimin për martesë nga partneri i saj, të cilin ajo vazhdon ta mbajë larg vëmendjes së mediave dhe syrit publik. Ky lajm i bukur është pritur me shumë urime dhe komente nga fansat e saj në rrjetet sociale.





