Banorja Elijona është shpallur finalistja e dytë e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, duke siguruar kështu një vend në finalen e madhe.
Vendimi u bë i ditur gjatë spektaklit live, ku pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot dinamika brenda shtëpisë, ajo arriti të fitojë mbështetjen e publikut. Elijona është përfshirë në debate, momente emocionale dhe situata që kanë ngjallur reagime të shumta gjatë gjithë qëndrimit të saj në lojë.
Shpallja e saj si finaliste ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kanë ndarë mendime të ndryshme mbi strategjinë dhe performancën e saj.
Tashmë gara për çmimin e madh bëhet edhe më e fortë, ndërsa publiku pritet të vendosë se kush do ta fitojë këtë edicion.





