Debatet në Big Brother VIP Kosova nuk kanë të ndalur. Këtë herë, protagonisti i përplasjes ishte Valdrin Sahiti, i cili reagoi ashpër ndaj Elijona pas diskutimit për deklaratën e saj drejtuar Ludos, ku ajo kishte thënë “të kisha hangër”.
Sahiti e kritikoi mënyrën se si Elijona po e menaxhonte debatin, duke e akuzuar për viktimizim dhe ngritje të panevojshme të zërit.
“Mos bërtit, është veç një diskutim. Nuk të jep të drejt me ngrit zërin viktimizimi. Nëse të ka çu publiku në finale, kjo nuk të jep të drejtën me denigru çdo debat, të lutëm, të lutëm. Unë jam në finale qe 23 vjet edhe nuk denigroj kështu”, u shpreh ai.
Deklarata e tij ka ndezur reagime të shumta, ndërsa tensionet mes banorëve duket se po rriten në prag të finales.





