“Jetojmë bashkë” – Gimbo flet për Gjesti pas arrestimit: zbulon si është gjendja e tij

Posted by

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën e mikut të tij të ngushtë, Gjesti, i cili u arrestua disa ditë më parë.

Në një intervistë, ai bëri të ditur se gjendja e artistit është e mirë dhe se aktualisht gjithçka po vazhdon në rrugë ligjore.

“Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi, është shumë mirë. Kur ma ka treguar Ledion Liço, për mua ka qenë shumë e papritur. Tani është në proces gjyqësor dhe ligji vendos”, u shpreh ai.

Sipas Gimbo, Gjesti është në gjendje të qëndrueshme jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht dhe familjarisht.

“Është mirë nga ana emocionale, familjare i ka shumë mirë”, shtoi ai, pa dhënë më shumë detaje rreth çështjes.

Gjatë intervistës në emisionin Goca dhe Gra, Gimbo u pyet edhe për rrugëtimin e tij në BBV5 dhe nëse është ndjerë i favorizuar për shkak të lidhjes me Gjestin.

Ai e pranoi hapur ndikimin e kësaj miqësie:

“Po padyshim që po e kam ndjerë veten shumë të sigurt, ka qenë një influencë shumë e madhe. Jam falënderues për të gjithë ata që më kanë mbështetur”.

Ndërkohë, çështja e Gjesti mbetet në duart e drejtësisë, ndërsa zhvillimet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e tij.