Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka ndarë me ndjekësit emocionet e para pas shpalljes si triumfues i këtij edicioni.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ai u shfaq i emocionuar dhe mirënjohës për mbështetjen e madhe që mori gjatë rrugëtimit në shtëpi.
“Isha totalisht i painformuar për atë që ka ndodhur jashtë. Mezi po pres me ju pa, me ju përqafu… shihemi shumë shpejt. Ju kam shpirt!”, u shpreh ai, duke falënderuar publikun që e çoi drejt fitores.
Deklarata e tij është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët mezi presin ta takojnë dhe të festojnë së bashku suksesin e tij.





