Katër të arrestuar pas protestës së opozitës në Tiranë, tensione dhe të lënduar

Posted by

Pas protestës së mbrëmshme (28 shkurt) të organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë para Kryeministrisë dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, kanë nisur reagimet e para nga ana operacionale.

Katër protestues që morën pjesë në tubim janë vënë në pranga. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet policore mbi akuzat konkrete, por burime bëjnë me dije se ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.

 

 

Nga ana tjetër, policia reagoi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Si pasojë e përplasjeve, u raportuan disa të lënduar, mes tyre edhe deputeti Luçiano Boçi.

Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të arrestimeve dhe bilancin e plotë të incidenteve.