Kështu duket Xheneta Fetahu, pak kohë pas ndërhyrjes

Posted by

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjete sociale me paraqitjen e saj më të fundit, pak kohë pas ndërhyrjes estetike.

Siç dihet, Xheneta para disa javësh ka vendosur t’i nënshtrohet sërish një ndërhyrjeje në hundë, pasi kishte pasur disa komplikime nga ndërhyrja e mëparshme. Kjo e ka shtyrë atë të bëjë një korrigjim të dytë, me qëllim përmirësimin e rezultatit dhe shëndetit.

Xheneta nuk ka dhënë ende detaje të shumta rreth ndërhyrjes së fundit, por paraqitja e saj tregon se ajo po e kalon mirë fazën e rikuperimit dhe po rikthehet gradualisht në aktivitetet e përditshme.