Klodi, Elijona dhe Londrimi shihen në një darkë bashkë – fansat vërejnë afërsinë mes tyre

Posted by

Një takim i papritur mes Klodi, Elijona dhe Londrimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Sipas disa personave që i kanë parë nga afër, treshja janë shfaqur së bashku në një darkë. Ajo që ka rënë më shumë në sy ishte fakti se Klodi dhe Elijona qëndronin ngjitur me njëri-tjetrin në tavolinë, ndërsa Londrimi ishte ulur përballë tyre.

 

Pamjet dhe informacionet e shpërndara nga ndjekësit kanë nxitur menjëherë komente dhe diskutime në rrjet, pasi dyshja Klodi dhe Elijona kohët e fundit janë komentuar shpesh për afërsinë e tyre.

Të tre janë bërë të njohur për publikun pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, dhe çdo paraqitje e tyre së bashku vazhdon të zgjojë interes të madh tek fansat. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për darkën që po komentohet në rrjet.