Denisa, bashkëshortja e personazhit të njohur të TikTok-ut Kozaku, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të ëmbël nga jeta familjare.
Ajo publikoi një imazh të djalit të tyre të dytë, Masson, i cili menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave.
Për të shuar kuriozitetin e ndjekësve se kujt i ka ngjarë bebushi, Denisa e mori situatën me shumë humor. Krahas fotos ajo etiketoi Kozakun dhe shkroi: “Kozak Junior”, duke lënë të kuptohet se i vogli është kopja e babait.
Postimi u prit me shumë reagime dhe komente nga ndjekësit, të cilët ranë dakord se vogëlushi i ngjan shumë babait të tij. Mesa duket, Denisa e ka pranuar me sportivitet këtë ngjashmëri, duke e kthyer momentin në një postim shumë të dashur për fansat.





