Labi flet pas eliminimit nga BBVK 4: Mesazh…

Posted by

Artisti u eliminua të premten pas një televotimi tepër të ngushtë nga publiku. Ai ishte në nominim me formatin “Po” dhe “Jo” për qëndrimin e tij në shtëpi — një votim që erdhi si pasojë e diskutimeve dhe reagimeve të shumta rreth sjelljes së tij gjatë lojës.

Pas shpalljes së rezultatit, Labi zgjodhi të reagojë përmes rrjeteve sociale. Në një postim në Instagram, ai publikoi një fotografi të shoqëruar me një mesazh reflektues dhe falënderues për të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit në shtëpi.

Eliminimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mendonin se duhej të vazhdonte garën dhe atyre që mbështetën vendimin e publikut.