Labinot Rexha nxjerr akuza për manipulim: Publikon video dhe foto që sipas tij “zbulojnë prapaskenat” e produksionit (Telefon brenda shtepise?)

Posted by

Debati rreth zhvillimeve në Big Brother VIP Kosova ka marrë një tjetër dimension pas reagimit të ashpër të Labinot Rexha, i cili përmes profilit të tij në Facebook ka hedhur akuza të rënda ndaj produksionit.

Sipas tij, ai ka publikuar një video ku shihet producentja Olsa Muhameti duke biseduar me Bia Khalifa dhe Labinot Haxhiu, ku – sipas pretendimeve të Rexhës – bëhen plane dhe premtohen avantazhe në lojë.

Ai gjithashtu ka akuzuar Alba për posedim të telefonit brenda shtëpisë, duke publikuar një fotografi ku shihet Bia Khalifa me një telefon në dorë, duke ngritur dyshime për shkelje të rregullave të formatit.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga produksioni lidhur me këto akuza, ndërsa postimet kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, me ndjekës që kërkojnë sqarime dhe transparencë.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë publikisht ndaj këtyre pretendimeve që kanë trazuar opinionin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *