Lëvizja që ndryshon gjithçka! Familjet e Brikenës dhe Mateos japin sinjal të fortë

Posted by

Një lëvizje e papritur ka tronditur fansat e Big Brother VIP Albania. Brikena dhe Mateo, dy konkurrentët që kanë ndezur çdo moment brenda shtëpisë me afërsinë e tyre, tani duket se kanë marrë miratimin e plotë të familjeve.

Familjarët e tyre kanë bërë diçka që të gjithë prisnin: janë “follow” reciprokisht në Instagram. Ky veprim simbolik shihet si një bekim i hapur, që tregon se mospëlqimet e së kaluarës janë harruar dhe afrimi i dyshes po shihet me sy pozitiv.

Fansat nuk kanë mundur të qëndrojnë të qetë. Komentet në rrjetet sociale kanë shpërthyer me mbështetje dhe entuziazëm. Shumë e konsiderojnë këtë si momentin që ndryshon gjithçka në këtë sezon të BB VIP.

Ky sinjal i familjeve tregon një gjë të qartë: afërsia mes Brikenës dhe Mateos nuk është thjesht një lojë, por një ndjenjë e vërtetë që ka mbështetje nga njerëzit më të afërt. Tani të gjithë mezi presin të shohin se çfarë do të ndodhë më tej dhe cili do të jetë hapi i rradhës brenda shtëpisë.

Një gjë është e sigurt: BB VIP sapo u bë edhe më dramatik dhe emocionues!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *