Banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Limi dhe Edi, janë parë së bashku në Tiranë, duke ngjallur kureshtje te ndjekësit e formatit. Limi publikoi një foto në Instagram Story ku shihet pranë Edit në shtëpinë e tij.
Ky takim vjen pas periudhës kur të dy kishin pasur romanca me banoren Dolce, duke lënë hapësirë për spekulime mes fansave të programit.





