Londrim Mekaj nis përgatitjet për projekte të reja muzikore pas BBVK 4

Posted by

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj, ka bërë të ditur se ka nisur përgatitjet për projekte të reja muzikore pas daljes nga shtëpia e BBVK.

Gjatë një interviste në emisionin “Kosova Today”, ai deklaroi se të dielën do të realizojë performancën e tij të parë publike që nga dalja nga reality show.

“Duke marr parasysh që bash në ditën e Bajramit unë nuk jam me familjarët e mi, si krejt qysh e bojnë, jam jashtë shtetit për punë, do të thotë që unë veç kam filluar me përgatit gjëra të bukura, dhe me i sjell publikut risi,” tha Londrimi për Klan Kosova.

Londrimi synon të sjellë risi dhe projekte që do të pasurojnë skenën muzikore shqiptare, duke shfrytëzuar momentum-in pas fitore së tij në BBVK 4.