Natën e së premtes u mbyll zyrtarisht edicioni i katërt i spektaklit më të ndjekur në Kosovë, duke kurorëzuar si fitues Londrimi.
I emocionuar menjëherë pas shpalljes, ai u shpreh:
Fitorja e tij u prit me duartrokitje, ndërsa finalja solli emocione të forta edhe për katër finalistët e tjerë.
Elijona – Krenare për rrugëtimin
E renditur e dyta, Elijona u shfaq e lumtur dhe mirënjohëse:
“Jam shumë krenare me veten. Vendin e dytë as që e kom menu para se me hy në Big. Jam shumë krenare edhe ju dua shumë. Faleminderit edhe atyre që më kanë votu.”
Ludo Lee – Loja dhe perceptimi
Ludo Lee theksoi se e kishte parë veten fitues, duke shtuar:
“Nëse vlerësohet loja, guximi, dinamika, unë e kam pa veten fitues, po publika po vendoska diçka tjetër. Big Brother është reality show, unë lojëra s’kom ditë me lujt, po jom kanë vetvetja.”
Klodi – Një rezultat i pritshëm
Klodi u shpreh se rezultati ishte disi i parashikueshëm:
“Pak e pritshme, po sido që të jetë, në javët e fundit me pa si ka shku nominimi e finalistat, u kuptu.”
Hygerta – Dashuria e publikut mbi gjithçka
Hygerta vendosi theksin te mbështetja që ka marrë nga jashtë:
“Kjo nuk është asgjë përballë dashurisë së publikut. Vetëm pak rrugë bëra me makinë aq sa pashë sa njerëz dhe mora shumë dashuri, imagjino sa do të marrë më vonë.”
Finalja e këtij edicioni u mbyll mes emocioneve, falënderimeve dhe reagimeve të ndryshme, duke konfirmuar edhe një herë fuqinë që ka publiku në vendosjen e fatit të banorëve.





