Luizi nuk e respektoi kërkesën e saj, reagon Kiara

Posted by

Kanë kaluar vetëm 24 orë nga momenti kur Kiara Tito, në rolin e moderatores së “Fan Club”, bëri publik kushtin e saj të vetëm për bashkëshortin, Luizin.

Gjatë emisionit që ajo drejton, Kiara deklaroi me humor se kërkesa e saj ishte e qartë: Luizi të mos shfaqej më pa bluzë në ambientet e shtëpisë, duke qenë se tashmë gëzon statusin e një burri të martuar.

Ky veprim u vu re menjëherë nga ndjekësit, të cilët reaguan me humor duke krijuar montazhe dhe komente në rrjetet sociale, duke e cilësuar situatën si “dështimi i parë” i Kiarës për të vendosur rregull.

Vetë moderatorja reagoi me sportivitet, duke ripostuar në Instagram një foto ku evidentohej momenti, të shoqëruar me një emoji të përlotur.

Duket se dinamika mes Kiarës dhe Luizit mbetet e njëjtë edhe pas martesës – spontane, plot ngacmime dhe pa filtra, ashtu siç publiku i ka dashur gjithmonë.