“Ma ka mbushur shpirtin plot” – Reagimi emocional i Jonida Vokshit pas mbylljes së BBVK

Posted by

Pas përfundimit të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar moderatorja Jonida Vokshi, duke ndarë me ndjekësit emocionet e saj pas një sezoni të gjatë dhe intensiv.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e cilësoi këtë sezon si “fundin e një eksperience maratonë” dhe “një super edicion si asnjëherë më parë”.

 

Jonida tregoi se ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për të, për shkak të udhëtimeve të shpeshta javore dhe mungesës pranë familjes, veçanërisht fëmijëve të saj. Megjithatë, sipas saj, mbështetja dhe mesazhet e shumta nga publiku ia kanë lehtësuar çdo sakrificë.

“Me përulje dhe mirënjohje, ju falënderoj për çdo ditë përkrahje… e gjithë ajo mori mesazhesh motivuese e plot dashni, ma ka mbushur shpirtin plot!”, u shpreh ajo.

Në fund, moderatorja nuk harroi t’i drejtohej publikut me fjalë të ngrohta: “Ju e dini që Jonida ju do fort”.