Malbora Gurra e “Ferma VIP” në spital pas incidentit, banorët diskutojnë rikthimin e saj

Posted by

Pak minuta më parë, një njoftim i veçantë në “Ferma VIP” informoi banorët se fermerja Malbora Gurra ndodhet në spital pas ngjarjes së mbrëmshme. Fatmirësisht, gjendja e saj është e qëndrueshme, por ajo mbetet nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.

Megjithatë, mjekët ende nuk kanë vendosur nëse Malbora do të jetë fizikisht e aftë të rikthehet në garë dhe të përballojë sfidat e fermës. Në këtë kontekst, Agai ka lënë një pyetje për diskutim mes banorëve:

“Nëse mjekët konstatojnë që Malbora nuk do të jetë në gjendje fizike për një kohë, a mendoni që ajo duhet të rikthehet në garë?”

Kjo situatë ka nxitur debate dhe shqetësim mes banorëve, ndërsa ndjekësit e spektaklit presin të mësojnë vendimin për rikthimin e Malborës.