Martesat mes të njëjtës gjini në Kosovë: Debati që po ndan opinionin!

Posted by

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka bërë publike agjendën legjislative të Qeverisë Kurti 3 për vitin 2026, ku dy projektligje po nxisin debat të madh: Kodi Civil që lejon martesën mes personave të gjinisë së njëjtë dhe projektligji për gjendjen civile, i cili lidhet me ndryshimin e gjinisë.

 

Debati në opinion është i ndarë:

  • Linda Pano, në “Kosova Today”, thotë se këto ligje godasin kulturën dhe traditën shqiptare dhe nuk duhet të miratohen.
  • Vullnet Krasniqi, gazetar në Klan Kosova, përkrahu fuqishëm martesën e personave me gjini të njëjtë, duke argumentuar se martesa tradicionale shpesh i shtyp gratë në kulturën shqiptare.
  • Arbreshë Uka, gjithashtu nga Klan Kosova, thekson se ligji mund të ketë rol në formalizimin dhe pranueshmërinë publike, duke reflektuar realitetin e jetës së individëve që nuk mund të ndjekin dëshirat e tyre për shkak të traditës.

Pyetja që ngrihet është: A është Kosova gati për këto ndryshime radikale në ligj dhe shoqëri?

 

Pyetja që ngrihet është: A është Kosova gati për këto ndryshime radikale në ligj dhe shoqëri?