“Me sa burra përnjëherë?” – Shpërthen debati mes Selinës dhe Rogertit, rrjeti kërkon ‘zarf të zi’!

Posted by

Një përballje e ashpër ka tronditur shtëpinë, ku Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj janë përfshirë në një debat që degradoi në ofendime personale. Në këtë situatë u përmend edhe Greta Kazazi, duke e bërë edhe më të tensionuar atmosferën.

Gjithçka eskaloi kur Rogerti iu drejtua Selinës me një pyetje që shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë:

“Më thuaj me sa burra përnjëherë kryen marrëdhënie?”

Deklarata u konsiderua e papranueshme nga banorja, e cila reagoi menjëherë duke e quajtur turp sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga ai.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet, me shumë ndjekës që kërkojnë “zarf të zi” për Rogertin, për shkak të toneve dhe mënyrës së komunikimit.

Ndërkohë, duket se mes Rogertit, Selinës dhe Gretës ka nisur një “luftë” e hapur strategjish dhe përplasjesh, duke i kthyer në kundërshtarë të fortë në lojë.

A do të ketë masa nga produksioni?
A do të thellohet edhe më shumë përplasja mes tyre?

Mbetet për t’u parë si do të rrjedhin zhvillimet në vijim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *