Një moment shumë romantik ka ndodhur gjatë festës së ditëlindjes së 60-të të biznesmenit Erolld Belegu, e cila u organizua në Texas të United States.
Gjatë festës, Belegu ka surprizuar partneren e tij Diola Dosti duke u ulur në gjunjë dhe duke i propozuar për martesë në një ambient shumë romantik, të shoqëruar me muzikë live.
Momenti emocionues është pritur me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa Diola nuk ka hezituar t’i thotë “Po” propozimit të partnerit të saj.
Ajo e ka ndarë këtë moment të veçantë edhe me ndjekësit në Instagram, duke shkruar: “I said ‘yes’, se i dhe dritë shpirtit tim!”
Me këtë hap të rëndësishëm, çifti duket se po nis një kapitull të ri në historinë e tyre të dashurisë, ndërsa urimet nga miqtë dhe ndjekësit kanë vërshuar menjëherë në rrjetet sociale.





