Motra e Gimbos surprizon të gjithë me përgjigjen për Selinën!

Posted by

Ndërkohë që Gimbo shfaq gjithmonë e më shumë afeksion për Selinën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, mbështetja më e madhe dhe më e papritur po vjen nga jashtë!

Fansat e dyshes kanë nisur të “thurin” plane, dhe një nga faqet mbështetëse në Instagram etiketoi Selinën me pyetjen ngacmuese: “A t’jep nana n’Kosovë?”

 

Por momenti që bëri xhiron e rrjetit nuk ishte pyetja, por përgjigjja: motra e Gimbos, Elona Blakaj, ndërhyri në komente dhe shkroi pa hezitim: “E jep e jep”

Tashmë topi mbetet te Gimbo dhe Selina për të parë nëse romanca brenda shtëpisë do të lulëzojë plotësisht, ndërsa fansat janë më të entuziazmuar se kurrë.