Murati kërkon miratimin urgjent të Projektligjit për Buxhetin, zbardh ndarjen prej rreth 4 miliardë euro

Posted by

Në seancën e Kuvendi i Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar që të procedohet me urgjencë Projektligji për Buxhetin.

Murati theksoi se miratimi i këtij projektligji është një nevojë emergjente për funksionimin normal të institucioneve dhe realizimin e obligimeve financiare të shtetit. Sipas tij, ndryshimi i vetëm në këtë projektligj lidhet me pagën e 13-të, e cila parashihet të ekzekutohet në fillim të vitit dhe jo në fund, siç ka qenë praktika më herët.

 

Ministri bëri të ditur edhe detajet e ndarjes buxhetore, duke sqaruar se kufiri i përgjithshëm i shpenzimeve arrin në rreth 4 miliardë euro.

Sipas tij, ndarja është planifikuar si vijon:

  • 980 milionë euro për paga dhe shtesa,
  • 545 milionë euro për mallra dhe shërbime,
  • 1 miliard e 358 milionë euro për subvencione dhe transfere,
  • 998.4 milionë euro për shpenzime kapitale,
  • si dhe 100 milionë euro të tjera të financuara nga klauzola e investimeve.

Murati theksoi se ky buxhet synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, investimet publike dhe mbështetjen sociale për qytetarët.