Pas përfundimit të këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova, reagimet nuk kanë munguar. Së fundmi, Labinot Rexha ka bërë një deklaratë të fuqishme në Facebook, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Ai ka theksuar se dy emra që, sipas tij, kanë mbajtur “peshën e vërtetë” të këtij edicioni kanë qenë ai dhe Alba Pollozhani.
Labinoti ka shtuar se ekziston një dallim mes atyre që qëndrojnë në hije dhe atyre që, sipas tij, mbajnë gjithë shtëpinë mbi supe. Ai ka përmendur tensionin, debatet dhe spektaklin si elemente që, sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me emrin e tij dhe energjinë e Albës.
“Fitues nuk të bën vetëm çmimi. Fitues të bën ndikimi,” – ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se për të, ndikimi në publik dhe dinamika e krijuar brenda shtëpisë janë më të rëndësishme se vetë trofeu.
Reagimi i tij ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat janë ndarë mes atyre që e mbështesin deklaratën e tij dhe atyre që mendojnë ndryshe.





