Ylli i futbollit brazilian, Neymar, ka folur hapur për vështirësitë që po përjeton gjatë rikthimit në fushë pas një periudhe të gjatë dëmtimesh.
“Shumë njerëz po krijojnë teori për atë që po ndodh me mua: nuk po ndodh asgjë. Nëse luaj i dëmtuar jam gabim, nëse mendoj për veten jam gabim, nëse ndalem për t’u kujdesur për trupin jam gabim. Është shumë e vështirë të jesh unë”, tha braziliani, duke treguar presionin e madh mbi të.
Pa Neymarin, protagonisti i ndeshjes u bë Gabigol, i cili shënoi dy gola në minutat e fundit për ta shpëtuar një pikë për Santosin.
Braziliani vazhdon të jetë nën vëzhgim të madh pasi rikthimi i tij në fushë vjen pas dëmtimit të ligamentit të gjurit në vitin 2023. Klubi dhe stafi mjekësor po i menaxhojnë me kujdes minutat e tij për të shmangur një rikthim të problemeve fizike.
Megjithatë, Neymar ka ende një shans për të bindur trajnerin e Brazilit gjatë ndeshjes së ardhshme kundër Corinthians, që mund të jetë prova e fundit për të treguar se është gati për një tjetër aventurë me “Seleção”.





