Nga 115 në 90 kilogramë pas lindjes – transformimi i Vesës po bën bujë në rrjet!

Posted by

Në muajin dhjetor, Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku u bënë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre, Miresa Daku. Vetëm pak muaj pas këtij momenti të veçantë, Vesa ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me transformimin e saj fizik.

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka treguar rrugëtimin e saj të rënies në peshë. Në një fotografi të publikuar në pasqyrë, Vesa ka zbuluar se kishte arritur deri në 115 kilogramë, ndërsa tani ka arritur në 90 kilogramë, duke lënë të kuptohet se synon të humbasë edhe më shumë peshë.

Ajo ka treguar gjithashtu se në fillim merrte shumë mesazhe negative për peshën e saj, ndërsa tani të njëjtit njerëz e pyesin se si ka arritur të dobësohet kaq shpejt.

Sa i përket sekretit të këtij transformimi, Vesa Vllasaliu ka shpjeguar se gjithçka lidhet me intolerancën e saj ndaj glutenit dhe laktozës. Për këtë arsye, ajo ka hequr nga dieta ushqimet me brumë si pite apo fli dhe ushqehet kryesisht me produkte pa gluten.

Po ashtu, ajo ka treguar se ka hequr dorë plotësisht nga ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara, duke mos konsumuar më fare Coca-Cola.

Për të ruajtur energjinë gjatë periudhës së gjidhënies, ajo konsumon lëngje të posaçme për nënat gjidhënëse nga marka HiPP, të cilat sipas saj ndihmojnë pa ndikuar negativisht te foshnja.

Megjithatë, ajo thekson se elementi më i rëndësishëm në këtë proces është pushimi, duke treguar se përpiqet të flejë sa herë që fle edhe vajza e saj.

Së fundmi, Vesa ka bërë të qartë se ky rezultat është arritur plotësisht në mënyrë natyrale, pa përdorur asnjë suplement apo medikament për dobësim, pasi është e vetëdijshme se shumë prej tyre mund të ndikojnë te foshnja përmes qumështit të gjirit. Transformimi i saj tashmë po frymëzon shumë nëna të reja në rrjetet sociale.