“Nuk më takon të flas…” – Alaudin Hamiti thyen heshtjen për krisjen mes Leonora Jakupit dhe Olta Gixharit

Posted by

Nuk ka më shumë dyshime se raporti mes dy opinionisteve të Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, është krisur përfundimisht.

Tensioni mes tyre ishte vënë re herë pas here edhe gjatë netëve “Prime”, kur momentet e sikletshme dhe qëndrimet e ftohta nuk kalonin pa u vënë re nga publiku. Ajo që në fillim dukej si një raport normal profesional para kamerave, duket se ka përfunduar me një distancim të qartë edhe jashtë tyre, madje deri te heqja nga rrjetet sociale.

 

 

Hamiti publikoi një fotografi ku shihet pranë Leonora Jakupi, Olta Gixhari, duke dhënë një përgjigje të shkurtër, por që la shumë për të kuptuar.

“Bohhhh nuk më takon të flas. Bëni mirë t’i pyesni vetë ato”, u shpreh ai.

Përgjigjja e tij evazive duket se vetëm sa ka shtuar dyshimet se mes dy opinionisteve të Big Brother VIP Kosova ekziston vërtet një krisje reale, edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka bërë ende një reagim publik për ta sqaruar situatën.