,

Osmani paralajmëron hap surprizë që mund të ndryshojë gjithçka për qytetarët e Kosovës!

Posted by

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, pas takimit të tyre të parë në Singapor. Gjatë bisedës, u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore, mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe koordinimi në arenën ndërkombëtare.

Osmani propozuar që pas liberalizimit të vizave për qytetarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke theksuar se ky hap do të forconte edhe më tej bashkëpunimin mes dy shteteve dhe do të afronte popujt e tyre.

Në takim u diskutua gjithashtu organizimi i një forumi të përbashkët ekonomik dhe hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.