Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Republika e Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i sakrificës dhe qëndresës së popullit dhe luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Në fjalimin e saj me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, Osmani theksoi simbolikën e vendit ku u mbajt ceremonia, duke përmendur monumentin NEWBORN si shenjë identifikuese të shtetit, që sipas saj vulosi përfundimisht shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur.
Ajo rikujtoi gjithashtu figurën e heroit Luan Haradinaj, emrin e të cilit mban rruga ku u zhvillua aktiviteti, duke theksuar se shteti u ndërtua mbi guximin e atyre që nuk heshtën përballë padrejtësisë.
Presidentja përmendi edhe monumentin Heroinat, si kujtesë për rreth 20 mijë gratë e dhunuara gjatë luftës së viteve 1998–1999 nga regjimi serb, duke nënvizuar se plagët e luftës mbeten pjesë e ndërgjegjes kolektive dhe se drejtësia për viktimat është obligim i përhershëm.
Sipas Osmanit, megjithëse shtetësia u shpall në shkurt të vitit 2008, liria ishte fituar më herët përmes sakrificës së brezave. Ajo theksoi se sot Kosova është një republikë e konsoliduar, e ndërtuar mbi sakrificë dhe qëndresë, e vendosur për ta mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e saj.






Leave a Reply