Pamje virale nga Parisi: Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen duke u puthur në klub

Posted by

Disa pamje që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale duket se kanë ndezur edhe më shumë thashethemet për një romancë mes reperit Ledri Vula dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Në videot e publikuara, dy artistët shihen së bashku në një klub në Paris, ku shfaqen duke kërcyer pranë njëri-tjetrit dhe madje duke shkëmbyer puthje, pamje që janë bërë menjëherë virale në rrjet.

 

Prej kohësh në media dhe në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime për një raport të mundshëm mes tyre, veçanërisht pas ndarjeve që të dy kanë pasur nga partnerët e tyre të mëparshëm. Xhensila Myrtezaj i dha fund martesës me aktorin Bes Kallaku, ndërsa Ledri Vula u nda nga partnerja e tij prej vitesh Sara Hoxha.

Edhe pse deri tani asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për marrëdhënien, pamjet që po qarkullojnë në rrjet duket se sugjerojnë se mes tyre mund të ketë më shumë se miqësi.