Pas debateve të forta, “Vëllai i Madh” ndryshon atmosferën në BBVA – banorët përballen me një sfidë të papritur

Posted by

Pas një jave të mbushur me debate të ashpra dhe tensione të vazhdueshme, shtëpia e Big Brother VIP Albania ka përjetuar një ndryshim të papritur në atmosferë.

Për të zbutur situatën dhe për të rikthyer buzëqeshjen tek banorët, “Vëllai i Madh” ka vendosur të sjellë një lojë të re argëtuese për konkurrentët.

Për ta bërë sfidën edhe më interesante, produksioni ka vendosur rregulla të qarta për mënyrën e ndarjes në çifte. Banorët nuk do të zgjedhin vetë partnerin, por do të tërheqin numra nga një vazo, dhe ata që marrin të njëjtin numër do të formojnë çift.

Sipas rregullave të lexuara nga Gimbo, pasi të formohen çiftet, banorët duhet të vendosin se cili prej tyre do të qëndrojë serioz dhe pa reagim, ndërsa tjetri do të përpiqet me çdo mënyrë ta bëjë partnerin të qeshë brenda një kohe prej pesë minutash.

Kjo sfidë pritet të sjellë momente plot humor në shtëpi dhe të zbusë tensionet që kanë dominuar ditët e fundit në Big Brother VIP Albania.