Pas ndarjes nga Gjesti, Egli Tako në krahët e një ish-banori të BBVA?

Posted by

Këngëtarja dhe ish-banorja e reality show-t Big Brother VIP Albania, Egli Tako, duket se vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë.

Pas ndarjes së shumëpërfolur nga këngëtari Gjesti, Egli ka hedhur poshtë disa herë aludimet për romanca të reja. Megjithatë, një tjetër thashethem i fortë ka pushtuar rrjetet sociale.

 

 

“Provat” e fansave lidhen me një makinë luksoze Mercedes G-Class. Në njërën nga fotografitë, Redoni shfaqet duke pozuar pranë një fuoristrade të zezë të këtij modeli. Nga ana tjetër, Egli ka publikuar disa imazhe pranë një makine të tillë të zezë, si dhe një foto tjetër ku shfaqet e ulur brenda një automjeti, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet.

Për momentin, gjithçka mbetet vetëm në kuadrin e aludimeve të publikut dhe asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për të konfirmuar apo mohuar këto zëra.

Kujtojmë se Egli dhe Redoni krijuan një raport shumë të afërt dhe miqësor në ditët e para të qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Megjithatë, rrugëtimi i tyre u ndërpre kur Redoni vendosi të largohej nga shtëpia për shkak të presionit. Vetëm pas daljes së tij nga formati, Egli nisi romancën e saj me Gjestin, një histori që më vonë përfundoi me ndarje.