Pas reagimit të familjarëve të Brikenës për incidentin e puthjes pas mesnate në “Big Brother VIP 5”, i cili ndezi debat të madh në rrjet, ka ardhur edhe një reagim publik nga familja e Mateo.
Në një moment të tensionuar për imazhin e tij jashtë shtëpisë, motra e tij ka vendosur t’i dalë në krah publikisht, duke treguar mbështetje të plotë.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë një video të shkurtër ku shfaqet pranë Mateo, e realizuar para hyrjes së tij në reality show, duke rikujtuar raportin e afërt mes tyre.
Mesazhi i saj ka qenë tejet emocional dhe ka prekur ndjekësit:
“Të mbështes ashtu siç më ke mbështetur gjithmonë në kohë të vështira. Më mungon çdo ditë e më shumë”.
Ky reagim vjen në një kohë kur rrugëtimi i tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” është vënë nën lupë, për shkak të kritikave të shumta mbi sjelljen e tij dhe kalimin e disa kufijve në raport me partneren në lojë.
Ndërkohë, publiku mbetet i ndarë – disa e mbështesin, ndërsa të tjerë kërkojnë masa nga produksioni për situatat e krijuara.





