Pas stuhisë në jetën private, Bes Kallaku habit me ‘Rrëfim’ – ja mesazhi që po ‘çmend’ rrjetin!

Posted by

Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull Rrëfim, një këngë që duket se vjen si pasqyrim i drejtpërdrejtë i periudhës që po kalon në jetën private.

Në vargjet e këngës, Besi shfaqet më i hapur se kurrë, duke lënë të kuptohet se ka kaluar sfida të mëdha, por tashmë ka gjetur dritë pas errësirës.
“Tash po e shoh dritën në errësirë të ditëve të mia”, shprehet ai, ndërsa në një tjetër pjesë thekson vendosmërinë për të ndryshuar: “Tash ma s’kam arsye për me pas vese të këqija”.

 

Vëmendje të veçantë ka marrë pjesa ku artisti flet për një “ndërhyrje hyjnore” dhe ardhjen e një personi të ri në jetën e tij.
“Edhe sa herë që isha shenja duke kërku te Zoti, atë njeri që s’e pret, Atë ma solli. Dhe unë nuk kam fol, e kam lan kohën me fol”, janë vargjet që kanë nxitur reagime të shumta në rrjet.

Ky projekt vjen në një periudhë kur Besi duket se ka gjetur sërish dashurinë, duke e bërë “Rrëfim” jo vetëm një këngë, por një deklaratë emocionale për një kapitull të ri në jetën e tij. Me këtë publikim, ai duket se konfirmon se pas çdo stuhie vjen qetësia, dhe se tashmë ka gjetur personin që i jep kuptim ditëve të tij.