Përplasje e fortë mes Labinotit dhe Elijonës në BBVK

Posted by

Debati mes Labinot Rexhës dhe Elijona Binakajt vazhdon në Big Brother VIP Kosova, me akuza të forta dhe deklarata për fitoren më 27 shkurt.

Debati mes Labinot Rexhës dhe Elijona Binakajt ka vazhduar edhe të martën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke u shoqëruar me deklarata të ashpra nga ana e këngëtarit.

Gjatë përplasjes, Labinoti i tha Elijonës se është “fëmijë i keq”, duke theksuar se ai do të dalë fitues i këtij edicioni më 27 shkurt, datë kur edhe pritet të mbahet finalja e madhe e spektaklit.

“Do e shohësh çfarë vota kam, do t’iu dërgoj në shtëpi. Ose unë ose ky bosi, me Ludo”, deklaroi tutje ai.

Në një tjetër moment të debatit, Labinoti i është drejtuar Elijonës duke thënë:
“Ti do m’i lësh jetimë fëmijët e mi a, ke thënë se do të ma marrësh shpirtin”.

Pavarësisht toneve të ashpra, Elijona Binakaj mbeti e qetë, duke i uruar vetëm suksese dhe duke e injoruar plotësisht bashkëbiseduesin.

Ndërkohë, produksioni ka njoftuar se është hapur televotimi për zgjedhjen e finalistit të parë të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.