“Presidenti të zgjidhet nga populli?” – Reagon Albulena Haxhiu pas propozimit të Vjosa Osmani

Posted by

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi ka pranuar amendamentet kushtetuese të propozuara nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se amendamentet parashohin që Presidenti ose Presidentja e Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

 

 

“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, ka shkruar ajo.

Propozimi për zgjedhjen direkte të presidentit pritet të hapë debat politik në vend, pasi për miratimin e amendamenteve kushtetuese nevojitet mbështetje e gjerë në Kuvend.