Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka bërë apel për bashkim dhe përgjegjësi të përbashkët në mbrojtje të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), gjatë seancës solemne për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se as dallimet e së kaluarës dhe as ato aktuale nuk duhet të bëhen pengesë për unitetin në mbrojtje të luftës çlirimtare, duke shtuar se mbi çdo përçarje qëndron detyrimi për ta mbrojtur shtetin.
“Sot më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë së bashku. Asnjë dallim nuk guxon të cenojë unitetin tonë në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare, sepse kështu mbrojmë vetë ekzistencën e shtetit tonë”, deklaroi Osmani.
Ajo nënvizoi se liria e Kosovës është rezultat i një sakrifice të gjatë dhe të dhimbshme, duke theksuar se brezat e sotëm kanë për obligim ta ruajnë dhe ta forcojnë atë.
Në përmbyllje, presidentja falënderoi aleatët ndërkombëtarë për kontributin e tyre në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë, me theks të veçantë ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.






Leave a Reply