Prokuroria në Pejë sekuestron dhjetëra kilogramë ari në aksion ndaj argjentarive

Posted by

Një aksion i gjerë është zhvilluar sot në Pejë nga Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me institucione të tjera të zbatimit të ligjit, ku në shënjestër kanë qenë disa argjendari në këtë qytet.

Sipas informacioneve, gjatë kontrollit janë sekuestruar dhjetëra kilogramë ari, ndërsa aksioni është realizuar në kuadër të hetimeve për dyshime që lidhen me veprimtari të kundërligjshme.

Autoritetet pritet të dalin me një komunikatë zyrtare me më shumë detaje rreth operacionit dhe veprimeve të mëtejshme procedurale.