kuadra e Real Madridit ka bërë një paraqitje të fuqishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat bindës 3:0.
Heroi i mbrëmjes ishte mesfushori uruguaian Fede Valverde, i cili realizoi të tre golat e takimit. Ai kompletoi një hat-trik brenda 42 minutash, duke i dhënë avantazh të madh skuadrës madrilene në këtë përballje.
“Mbretërit” patën mundësi ta thellojnë edhe më shumë epërsinë në pjesën e dytë, por Vinicius Junior nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 58-të, duke humbur penalltinë.
Pavarësisht kësaj, Real Madridi ruajti epërsinë prej tre golash deri në fund të ndeshjes.
Takimi i kthimit mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Etihad”, ku pritet të vendoset përfundimisht skuadra që do të avancojë në fazën tjetër të UEFA Champions League.






Leave a Reply