Rinumërimi evidenton mospërputhje në numrin e votave për disa kandidatë

Posted by

Pas procesit të rinumërimit të votave, janë evidentuar mospërputhje mes rezultateve të numërimit fillestar dhe atij të dytë, ku disa kandidatë rezultojnë me më pak vota krahasuar me shifrat e publikuara fillimisht.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dallimet janë vërejtur në disa vendvotime, ndërsa procesi i rinumërimit po zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe nën mbikëqyrje institucionale.