Rovena Stefa në zi, ndërron jetë babai i saj: Postimi prekës i këngëtares

Posted by

Këngëtarja Rovena Stefa ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të saj, Pandeli Stefa.

Lajmi është bërë publik nga vetë këngëtarja përmes një postimi emocional në rrjetin social Instagram, ku ajo ka shprehur dhimbjen e madhe dhe fjalët prekëse të lamtumirës për të atin, shkruan “Kosovarja”.

Në të njëjtin postim, këngëtarja ka njoftuar edhe detajet e ceremonisë mortore.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë largimin nga jeta të babait tonë të shtrenjtë, Pandeli Stefa. Varrimi do të mbahet nesër në ora 14:00, pranë varrezave në Fier”, thuhet në njoftim.

Postimi i saj ka prekur thellë ndjekësit, miqtë dhe kolegët, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje për këngëtaren dhe familjen Stefa në këtë periudhë të vështirë.

Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stefa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *