Rrëfim i dhimbshëm nga Fatlume Popovci: “Djali im këtë vit nuk më qëndroi në krah”

Posted by

Këngëtarja e njohur Fatlume Popovci ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh shumë të ndjerë dhe emocional në rrjetet sociale, teksa ka uruar nënën e saj për Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Në postimin e saj, ajo zbuloi edhe një të vërtetë të dhimbshme nga jeta personale. Artistja tregoi se, ndryshe nga përkushtimi që ajo ka për nënën e saj, djali i saj nuk i ka qëndruar pranë gjatë këtij viti të vështirë.

 

“Unë zgjodha ty, nënën time të mirë. Unë nuk e bëra ashtu siç e bëri djali im me mua… këtë vit nuk më qëndroi në krah,” – ka shkruar këngëtarja në mesazhin e saj prekës.

Megjithatë, ajo theksoi se pavarësisht dhimbjes dhe sprovave që po kalon, vazhdon të gjejë forcë te familja tjetër dhe te besimi në Zot.

Fatlume Popovci kujtoi gjithashtu se në të kaluarën djali i saj gjithmonë i ka dhuruar dashuri dhe lule në këtë ditë të veçantë, kujtime që për të mbeten shumë të çmuara. Ky rrëfim i sinqertë dhe i ndjerë vjen në një periudhë të vështirë për këngëtaren, duke prekur shumë ndjekës që reaguan me mesazhe mbështetjeje.