Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë deri në 20% – ekspertët paralajmërojnë pasoja për ekonomi dhe qytetarë

Posted by

Nga 1 prilli i këtij viti është paralajmëruar një rritje e mundshme e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë deri në rreth 20 për qind. Megjithatë, deri më tani nuk është marrë ende një vendim përfundimtar nga ZRRE, e cila po shqyrton aplikimet e operatorëve energjetikë.

Kërkesat për rritje janë dorëzuar nga KESCO, KOSTT dhe KEDS, të cilat kanë kërkuar një shtrenjtim prej mbi 20 për qind.

“Nëse vjen si vendim rritja 20%, ka me pasë pasoja direkte, fillimisht në rrymë, por edhe në produkte dhe shërbime që varen nga energjia.”

Ajo paralajmëroi gjithashtu për rritje të importit të energjisë gjatë vitit 2026, për shkak të remontit të njësisë “B1”, çka pritet të rëndojë edhe më shumë sistemin energjetik.

Sipas Ymerit, një rritje e çmimit do të përbënte dështim institucional dhe menaxherial, duke theksuar se organizimi më i mirë i importit nga shteti mund të shmangte këtë situatë.

Varësia nga importi dhe rreziku për ekonominë

Edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur shqetësime për varësinë e lartë të Kosovës nga importi i energjisë.

Ai thekson se mungesa e investimeve në kapacitete të reja prodhuese po e bën vendin gjithnjë e më të ekspozuar ndaj krizave energjetike dhe rritjes së çmimeve.

“Ngritja eventuale prej 20% do të jetë goditje jo vetëm për standardin e qytetarëve, por edhe për prodhuesit vendor dhe ekonominë në përgjithësi.”

Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë do të ndikojë drejtpërdrejt në inflacion, duke rritur kostot e prodhimit dhe duke ulur konkurrueshmërinë e produkteve “Made in Kosova”.

Pasojat për bizneset dhe qytetarët

Ekspertët paralajmërojnë se një shtrenjtim i energjisë mund të çojë në:

  • rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve
  • vështirësi për bizneset, deri në paralizim të aktivitetit
  • ulje të fuqisë blerëse të qytetarëve
  • rritje të inflacionit dhe importeve

Gërxhaliu shtoi se shumë biznese tashmë po përballen me vështirësi financiare, ndërsa një rritje e re e çmimit të energjisë do ta përkeqësonte situatën.

Vendimi pritet nga ZRRE

ZRRE pritet të marrë vendimin përfundimtar për tarifat e reja, të cilat zakonisht hyjnë në fuqi më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Kujtojmë se vitin e kaluar, ZRRE kishte miratuar një rritje prej 16.1 për qind, ndërsa kjo do të ishte rritja e katërt brenda katër viteve të fundit.