Edhe pse janë përpjekur ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes mediatike, Sara Hoxha dhe Erik Fullani duket se e kanë të vështirë t’i shpëtojnë syrit të publikut.
Çifti po shijon këtë etapë të re të jetës pa deklarata zyrtare dhe pa ekspozim të tepërt në rrjete sociale. Së fundmi, ata kanë marrë pjesë në një festë ditëlindjeje, ku atmosfera ka qenë mjaft e ndezur.
Ndërsa Sara ka zgjedhur të mos publikojë asnjë moment nga festa, situata ka qenë ndryshe në profilin e Erikut. Ai ka ndarë një video ku shfaqet pranë këngëtarit të njohur Gena, duke shijuar muzikën dhe atmosferën festive.
Megjithatë, vëmendja e ndjekësve ka kaluar shpejt nga performanca te sfondi i videos, ku dallohet qartë prania e Sarës pranë tij. Ky detaj ka mjaftuar për të konfirmuar se dyshja po kalon kohë cilësore së bashku dhe se marrëdhënia mes tyre duket të jetë duke u forcuar çdo ditë, pavarësisht rezervës që tregojnë në publik.





